Presidenti francez Manuel Macron duhet të reformojë tregun e punës duke prekur kësisoj një pikë nevralgjike të Francës. Megjithatë sipërmarrës të vegjël i mbështesin reformat e Macronit.
Një ndër ta është edhe Gaëtan, i cili ka hapur një biznes të ri në Paris për pastrimin dhe riparimin e këpucëve atlete. Gaëten do të jetë zot i vetes dhe bashkë me dy shokë të tij menaxhon sipërmarrjen në Paris dhe është i bindur për suksesin, raporton DW.
Madje edhe zgjedhja e Emmanuel Macron si president duket se i ka dhënë kurajo atij: “Macron, u ndihmon sipërmarrësve të rinj. Në shkollë unë gjithmonë kam pasur përshtypjen, se duhet të gjej ndokund një punë dhe t’i nënshtrohem shefit. Ndërsa Macron ka thënë: mos kërkoni një vend pune, por klientë.”
Norma mbytëse për biznesin e sipërmarrësve
Ndonëse biznesi i tyre ende nuk është rentabël, ata kanë filluar të krijojnë klientelë. Madje edhe kanë nevojë për ndonjë të punësuar tjetër, por nuk janë në gjendje të paguajnë kuotizacionin social dhe taksat. “Janë mjaft të larta. Më duhet të paguaj kaq shumë për këto zëra, sa nga 10.000 euro të ardhura në muaj në fund më mbeten vetëm 3.000 euro”; thotë Gaëten.
Por në Francë ka edhe një problem tjetër punësimi përveç kostove: një konflikt eventual me të punësuarit një sipermarrës të vogël si Gaëtan mund ta çojë deri në humbjen e bazës së ekzistencës. Kjo ka të bëjë me kodin e punës, që favorizon maksimalisht të punësuarit dhe pushimi nga puna as që mund të mendohet.
Kasapi Sacha Milo disa herë ka humbur proceset me të punësuarit e vet ndaj tani ai është i kujdesshëm: “Eshtë sikur të isha i martuar me këta njerëz. Nuk shkëputesh dot më prej tyre. Gjithmonë më duhet t’u paguaj shuma të larta kompensimi dhe të kujdesem madje edhe që ata të gjejnë një vend kualifikimi profesional. Për një sipërmarrje të vogel kjo është e pamundur.” Në asnjë vend tjetër të Evropës të drejtat e punëmarrësve nuk janë kaq të mëdha dhe sindikatat kaq të forta sa në Francë.
Sindikatat nuk lëshojnë pe
Por këto ligje janë shumë të rëndësishme për sindikatat. Ato duan që t’u venë kufizime ndërmarrjeve, që duan ta shfrytezojnë një zbutje të ligjit në favor të sipërmarrësve për të punësuar të rinj. Sindikatat druajnë, se Macron do të mbështesë më shumë anën e punëdhënësve.
Michel Beaugas nga sindikata “Force Ouvrière”: “Macron do që në të ardhmen ndërmarrjet e mëdha të mos kenë më detyrim t’i deklarojnë të ardhurat e tyre jashtë Francës. Kjo nënkupton, që fitimet franceze të deklarohen nga filialet jashtë vendit. Ata dinë se si të veprojnë, pra në Francë deklarojnë humbje e me këtë mund të pushojnë njerëzit nga puna. Punonjësit nuk kanë më asnjë mundësi, që t’u drejtohen gjykatave për të fituar të drejten e marrjes së kompensimit financiar për humbjen e vendit të punës.”
Në asnjë vend tjetër të Evropës sindikatat nuk janë kaq të forta sa në Francë.
Ekspertët e ekonomisë mendojnë, se Macron me reformat e tij po ndjek drejtimin e duhur. Qysh tani shumë francezë nuk kanë më vend të perhershëm pune dhe atyre u duhet të xhonglojnë me kontrata të kufizuara. Emmanuel Jessua, nga instituti “Rexecode” në Paris: “Ka një lloj sistemi të dyfishtë: shumë të moshuar janë të mbrojtur përmes kontratave të përhershme dhe shumica e të rinjve duhet që të jetojnë qysh tani me kontrata të kufizuara në kohë. Kjo është e padrejtë, sepse pa një kontratë të përhershme pune sot nuk gjen shtëpi në France dhe as bankat nuk të japin kredi.”
Në Francën e re që synon Macron me reformat në tregun e punës e rigjejnë veten gjithnjë e më shumë francezë, edhe Gaëtan, i cili asnjëherë nuk ka dashur të gjejë një vend të përhereshëm pune, por i var shpresat tek biznesi i tij.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...