Revista e njohur amerikane “Foreign Affairs” ka botuar një tekst të Dagmar Skrpes nga Departamenti i Shtetit të titulluar “Kroacia, Rusia dhe lufta e madhe për Ballkanin”.
Artikulli argumenton se pse Perëndimit i duhet Zagrebi nëse dëshiron të ruajë ndikimin e saj në rajon. Në tekst ka deklarata të tilla si “stabiliteti i Kroacisë, ose mungesa e saj, ka implikime të gjera për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Kroacia mund të shkonte drejt mosfunksionimit të njëjtë politik sikurse fqinjët e saj ballkanikë dhe se pikërisht kjo mund ta rrit ndjeshëm ndikimin rus, transmeton Lajmi.net.
“Pasi koalicioni qeverisës i Kroacisë u nda në prill, duket sikur vendi mund të dëshmojë një përsëritje të krizës politike të verës së kaluar, në të cilën kryeministri Tihomir Oreskoviq u rrëzua nga një votë mosbesimi. Por Kroacia shmangi atë krizë në qershor, kur kryeministri Andrej Plenkoviq formoi një shumicë të re parlamentare, duke parandaluar paqëndrueshmërinë me anëtarin më të ri të BE-së. Ky largim i ngushtë nga kaosi politik shkoi pa u vënë re. Megjithatë, stabiliteti i Kroacisë, ose mungesa e saj, ka implikime të gjera për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Ajo mund ta anashkalojë balancën brenda BE-së tashmë të lëkundur dhe të ndikojë në gjendjen e përkeqësuar në Ballkan, të shënuar nga problemet ekonomike, korrupsioni politik dhe nacionalizmi në rritje”, thotë artikulli
Kroacia nën sundimin e Plenkoviqit refuzon çdo lloj nacionalizmi që është vendimtar për kufijtë lindorë të BE-së, veçanërisht në Hungari dhe Poloni, por ç’është më e rëndësishme është roli që luan në Ballkan, ku ajo pengon shtrirjen e Rusisë.
“Kroacia, me peshën e saj ekonomike dhe kulturore tani është lidere në Evropën Juglindore, politika kroate ka ndikim të madh në dinamikën rajonale”, thuhet aty, por, vazhdon artikulli, Kroacia është pozicionuar në mënyrë të vendosur në familjen e krahut të djathtë jopopullor në rajon.
Me këtë pozitë udhëheqëse në Zagreb, boshnjakët dhe kroatët në mungesë të mbështetjes së qëllimeve mund të krijohet një njësie të tretë në Bosnjë dhe Hercegovinë, thotë Dagmar Skrpec.
“Foreign Affairs” vije në përfundim se pozicioni kroat luan rol kyç në Ballkan, kryesisht në luftën kundër ndikimit rus.
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...