Era Istrefi ishte paraparë që të bënte një paraqitje spektakolare në festivalin rus, “Evropa plus” dhe për këtë ajo ishte angazhuar edhe me një koreograf të huaj.
Por, Era sot nuk ka mundur që të udhëtojë për në Moskë pasi kjo i është sugjeruar nga autoritetet e policisë dhe sigurisë së Kosovës.
Madje, këngëtarja ka marrë edhe kërcenime nëse merr pjesë në këtë festival.
Ishte paraparë që Era të këndonte disa këngë në Rusi me një koreografi të veçantë të punuar enkas nga Chris Grant, koreograf i këngëtares së njohur amerikane Beyonce.
E për mospjesëmarrjen e Erës nuk kemi ndonjë reagim të dy këngëtarëve të tjera shqiptare që tashmë janë në Rusi dhe kanë bërë takimin e tyre të parë me fansat e tyre, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Nuk dihet nëse Duas dhe Bebes i ka shkuar informacioni se Era nuk mund të udhëtojë për në këtë festival për shkaqe sigurie.
Edhe në fillim ishte thënë se paraqitja e Erës mund të mos ndodh për shkaqe sigurie.
Vetëm Era ka pasaportë shqiptare me Arilenën kurse dy këngëtaret tjera Dua dhe Bebe dihet që janë të pajisura me pasaporta britanike respektivisht amerikane.
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...