​Ish-ministri grek dënohet për pastrim parash

23:39 | 28 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një ish-ministër socialist u shpall fajtor sot nga Gjykata e Athinës dhe u dënua me 8 vite burg me kusht për pastrim parash, që vinin nga ryshfetet e marra nga kompania gjermane “Siemens” për nënshkrimin në vitin 1997 të një kontrate me shoqërinë greke të telekomunikacionit OTE.

Tassos Mantelis, 72 vjeç, ministër i Transporteve dhe Komunikacionit në qeverinë socialiste të Kostas Simitis nga viti 1997 deri në 2000 u shpall fajtor pasi ka përfituar në atë periudhë 450.000 marka gjermane (rreth 230.000 euro) për nënshkrimin e një kontrate mes Siemens dhe OTE, ku shteti grek ishte në atë kohë aksioneri kryesor për kalimin dixhital, raporton AFP.

Gjykata shpalli gjithashtu kundër tij një gjobë prej 50.000 eurosh.

Drejtori i Siemens në Greqi në atë periudhë, Ilias Georgiou, 80 vjeç u dënua gjithashtu për pastrim parash me 12 vite burg me kusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme