Philippe Coutinho është vënë në qendrën e klubeve evropiane që dëshirojnë ta transferojnë lojtarin.
Pas Barcelonës, edhe Paris Saint-Germaini është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit organizator të Liverpoolit.
Sipas “Diairio Sport”, 25-vjeçari ia ka konfirmuar Barcelonës dëshirën për t’iu bashkuar, mirëpo Liverpooli kërkon 150 milionë euro.
Më herët ishte raportuar se Liverpooli ka refuzuar një ofertë të Barcelonës prej 80 milionë eurosh për brazilianin.
PSG tash është futur në garë dhe mendon të ofrojë para të mëdha për brazilianin, ku Coutinho do të gjente veten në mesin e një kontingjenti të lojtarëve reprezentues të Brazilit.
S’ka më tolerime, Rama: Gjobitet një kompani e cila u kap du...
Vlora tejkalon pritjet e operatorëve turistikë, sezoni veror...
Peci viziton një fermë në Dubravë të Suharekës, shprehet i l...
Bora prezanton trajnerit pas largimit të Arben Krasniqit
Sfidë e zjarrtë mes Arsenalit dhe Liverpoolit, dy gola të sh...
Presidenti iranian paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ...