Google ADS

9-vjeçari i shkruan letër Presidentit Trump, i kërkon të ‘bëhen miq’

21:45 | 28 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një konferencë shtypi e ka lexuar një letër të një djaloshi të vogël dërguar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në letrën e tij, nëntëvjeçari Dylan Harbin thotë se i pëlqen shumë Trumpi dhe se kërkon të jetë mik i tij, transmeton portali arbresh.info

“Emri im është Dylan…por të gjithë më thërrasin Pickle”, shkruhej në letër. “Unë jam nëntë vjeç dhe ti je presidenti im i preferuar. Më pëlqen aq shumë sa për ty do të bëja një ditëlindje. Torta ime e preferuar është forma e kapelës satë”.

Dylan nuk ka hezituar të pyesë Presidentin amerikan se cila është mosha e tij dhe se sa shumë para ka ai.

Sanders u përgjigj se Trump ishte 71 vjeç, ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes rreth parave, ajo duke qeshur shtoi: “Nuk e di sigurtë, por e di që janë shumë”.

Djali gjithashtu bëri një pyetje rreth madhësisë së Shtëpisë së Bardhë. Sanders u përgjigj se ka 132 dhoma në rezidencën e presidentit amerikan.

Në fund Dylan shkroi se nuk e kuptonte se pse njerëzit nuk e pëlqejnë Presidentin Trump.

“Ti më dukesh shumë i mirë. A mund të bëhemi miq?”, ka shkruar ai në letër.

Sanders tha se Presidenti amerikan do të ‘ishte mëse i gëzuar që të jetë miku yt”.

Djali ka marrë një ftesë eksluzive për të vizituar Shtëpinë  e Bardhë./Arbresh.info

https://twitter.com/sarahcwestwood/status/890300155978801152?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fus%2F201707281055972440-boy-writes-letter-to-trump%2F

Të ngjashme