Ndaj tre organizatorëve të protestës para bashkisë së Tiranës dy ditë më parë, ka nisur procedimi penal. Nën hetim është dhe një grua shtatzënë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për: Rezarta Caushaj, Andi Tepelena dhe Besjan Pesha, të datëlindjes 16.06.1990, 12.02.1972 e 09.08.1980, banues në Tiranë, sepse më datë 26.07.2017, ora 18:05, përpara Bashkisë Tiranë, kanë organizuar pa leje, një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit, duke e nxitur turmën për veprime të dhunshme”.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ata kanë nxitur turmën për veprime të dhunshme, por ajo që u pa, ishte një protestë krejt paqësore, të qytetarëve të cilët kundërshtuan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe nuk u dëgjua asnjë thirrje për dhunë.
Rezarta Caushaj, një prej personave nën hetim, është shtatzënë dhe nëse shpallet fajtore nga gjykata rrezikon të dënohet deri në një vit burgim, dhe ta lindë fëmijën pas hekurave.
“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, është akuza që rëndon ndaj tre organizatorëve të protestës.
Protesta nisi para se këshilli bashkiak i Tiranës të mblidhej, për të votuar më pas nismën e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm./syri
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty