Google ADS

Osmani: Misioni i përbashkët me VV-në është ta dërgojmë në opozitë PDK-në

13:01 | 28 Korrik 2017
M. A.

Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani  është regjistruar si deputete e legjislaturës së gjashtë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në një prononcim për media është shprehu e bindur se asnjë nga koalicioni LAA nuk do të votojë për Kadri Veselin kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn kryeministër.

“Është vendim unanim i koalicionit tonë qe të mos e votojmë Veselin, nëse ai kandidon. Asnjë votë e koalicionit tonë nuk shkon për qeverinë e koalicionit PAN. Në momentin qe dështon PAN ka përpjekje intensive mes koalicionit LAA dhe VV për arritjen e një marrëveshje. Ky koalicion do të mund të ofronte një qeveri stabile”, ka thënë Osmani.

“Kam besim ne deputetët e koalicionit tonë të cilët do të votojnë duke e respektuar vullnetin e votuesve tanë”, ka shtuar ajo.

Votuesi i LDK-së, sipas saj, ka votuar qe LDK të jetë në opozitë.

Ajo po ashtu ka thënë se me Vetëvendosjen kanë një mision të përbashkët që është të dërgojnë në opozitë PDK-në.

Po ashtu Osmani ka thënë se Teuta Rugova nuk do ta votojë Haradinaj për kryeministër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme