Lumezi takohet me shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave në San Francisko

12:36 | 28 Korrik 2017
M. A.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës, po vazhdojnë vizitën në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lumezi atje ka takuar shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave Julie Nauman, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e kompensimit të viktimave duke i dhënë një rendësi të veçantë eksperiencës se qytetit të San Franciskos dhe mundësisë se aplikimit të kësaj eksperiencë në Kosovë.

Nauman e ka njoftuar Lumezin me sfidat e kësaj fushe dhe i ka ofruar mbështetje për aplikimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit, duke përfshirë trajtimin me profesionalizëm, respektimin e të drejtës në siguri, dinjitet, jetë private dhe familjare të tyre.

Kryeprokurori i Shtetit do të zhvillojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të drejtësisë në San Francisko, me qëllim të marrjes se përvoja të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme