Rakiq nuk dëshiron të bëhet “pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës”

12:21 | 28 Korrik 2017
M. A.

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq i ka bërë thirrje përfaqësueses së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, që ta bëjë publik dokumentacionin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës dhe ndërtimin e ndërtesës së Universitetit.

“Procedura komplete e tenderit, financat dhe projekti ka kaluar nëpërmes Zyrës së Apostolovës, prandaj dëshirojmë që ato marrëveshje të bëhen publike, sepse nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës për të cilët jam i sigurt se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq në një deklaratë për media, transmeton KP.

Ditë më parë zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se pezullon ndihmën financiare për projektet në veri për shkak se nuk ka gjetur mbështetje tek autoritetet e komunës veriore në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme