Google ADS

Mësohet identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Prishtinë

11:06 | 28 Korrik 2017
M. A.

Ekrem Alidema dhe Enver Alidema janë dy viktimat meshkuj që humben jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekura edhe dy gra të cilave nuk iu është bërë i ditur identiteti.

Sipas burimeve të portalit ‘arbresh.info’ dy viktimat meshkuj ishin kushërinj të dyfishtë ku po ktheheshin nga dasma me gratë e tyre dhe një djalë 17 vjeçar, Qëndrim Alidema,  i cili ka mbijetuar aksidentit, por është nën kujdesin intensiv në QKUK, në gjendje të rëndë.

Sipas policisë njëri nga meshkujt është 53 vjeçar e tjetri 50 vjeçar vjeçar ndërkaq njëra femër 50 dhe tjetra 47 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme