Katër personat e vdekur mbrëmë në një aksident të rëndë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë ishin duke u kthyer nga një dasmë në rajon të Mitrovicës.
Sipas burimeve të portalit ‘arbresh.info’ dy viktimat meshkuj ishin kushërinj të dyfishtë ku po ktheheshin me gratë e tyre dhe një djalë 17 vjeçar, i cili ka mbijetuar.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane.
Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për “arbesh.info” duke thënë se personat e vdekur janë të një familje nga komuna e Vitisë.
“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar. dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000. Të gjithë personat kanë një mbiemër”, tha Krasniqi./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...