Rihanna është një prej këngëtareve më të famshme në botë.
Përpjekjet filantropike të saj u panë të mërkurën kur u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Bukuroshja nga Barbadosi dhe kreu i Francës u takuan gjatë kohës sa Rihanna po qëndronte në Paris, në promovimin e filmit “Valerian” ku Riri luan përkrah yjeve si Cara Delevigne dhe Dane DeHaan, transmeton arbresh.info.
Dhe derisa po qëndronte në kryeqytetin francez, 29 vjeçarja u takua me presidentin e këtij vendi dhe zonjën e parë, Brigitte për të diskutuar për rolin që Franca mund të luajë në misionin e Rihannas për të ndihmuar edukimin e fëmijëve të varfër nëpër botë.
“Pata një takim të pabesueshëm me presidentin francez dhe Zonën e Parë. Ata më mirëpritën dhe ne diskutuam për çështjet si edukimi në aspektin global për çka do të vijmë me një njoftim të madh në shtator”, ka thënë Rihanna pas takimit./Arbresh.info.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...