Bashkimi Europian njoftoi të enjten një paketë të re ndihme prej 209 milionë eurosh për Greqinë për të trajtuar krizën e refugjatëve dhe përmirësimin e jetës së popullit.
Paketa e re e ndihmës vjen pas asaj prej 192 milionë euro të dhëna nga Mekanizmi i Mbështetjes së Emergjencave i BE-së në vitin 2016. Fondi i ri e dyfishon mbështetjen emergjente ndaj Greqisë duke e ngritur në total ndihmën në 401 milionë euro.
BE-ja ka mobilizuar mbi 1.3 miliardë euro ndihmë për Greqinë deri në vitin 2020 për menaxhimin e migracionit dhe të kufijve të jashtëm.
Që nga viti 2015, Greqia ka qenë një nga portat kryesore të hyrjes në Europë të mbi 1 milion refugjatëve dhe emigrantëve që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Mbi 60,000 refugjatë dhe emigrantë janë bllokuar në Greqi që nga mesi i shkurtit i 2016-s pas mbylljes së kufijve përgjatë rrugëve të Ballkanit Perëndimor.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...