Një baba nga Arizona, i cili dyshohet se ka braktisur vajzën e tij 10-vjeçare në shkretëtirë pa këpucë ose ujë, ka deklaruar pranë autoriteteve se e humbi durimin me vajzën rreth një stilolapsi.
Christopher Charles Watson u arrestua pasi vajza u gjet duke qarë në shkretërirën e Mojave, transmeton portali arbresh.info
Babai 28-vjeçar thuhet se e shkelmoi vajzën nga kamioni dhe e la atë në një nxehtësi prej 91 gradësh.
Autoritetet thonë se ai kishte qenë duke argumentuar me vajzën mbi stilolaps që ndodhej në kamion.
“Ajo e vendosi stilolapsin në vendin e shoferit dhe ai kërkonte që ajo ta vendoste atë në një vend të caktuar”, kanë thënë autoritetet për The People.
Vajza u ka thënë autoriteteve se babai i saj e ka hedhur me dhunë atë nga kamioni.
Vogëlushja është gjetur në shkretërirë nga një grua, e cila menjëherë ka njoftuar autoritetet për rastin.
vendimi për dënimin e babait pritet të merret muajin tjetër, ndërsa ai vazhdon të qëndrojë në paraburgim./Arbresh.info
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?