Të gjithë e dimë sesa të dëmshme janë patatinat apo patatet e skuqura nëse i konsumojmë shpesh.
Megjithatë, në një studim të radhës bëhet me dije se jo vetëm patatet e skuqura, por edhe patatet e ziera, patatet në formë pureje dhe patatet e furrës janë gjithashtu të dëmshme nëse konsumohen disa herë në javë. Sipas studimit, konsumimi i patateve 4 herë në javë mund të çojë drejt atakut kardiak dhe hipertensionit ose, siç thuhet ndryshe, presioni i lartë i gjakut.
Studiuesit thonë se duke eksperimentuar, ata vunë re se risku më i madh paraqitej te femrat. Ata gjithashtu informuan se dietologët duhet të bëjnë kujdes kur rekomandojnë te pacientët e tyre karbohidrate bazike, siç janë: makarona, patate, oriz dhe bukë. Në momentin që ata rekomandojnë, njerëzit mund të mendojnë se duhet të konsumojnë vetëm këto produkte për çdo ditë, por nëse bëjnë kështu janë të prirur ndaj sëmundjeve.
Ata sugjerojnë gjithashtu që konsumimi i patateve të zëvendësohet me perime të tjera që nuk kanë përmbajtje të lartë të karbohidrateve. Drejtuesja e projektit, Helena Moore, u shpreh: “Edhe pse sigurisht ka diferenca midis atyre që konsumojnë patate në formë pureje dhe atyre që konsumojnë vetëm patate të skuqura, gjithsesi vihet re se ka një lidhje midis konsumimit të patates dhe niveleve të tensionit të gjakut. Gjithashtu një tjetër element që e shton riskun është përdorimi i tepërt i kripës në to”.
Megjithatë, Victoria Taylor, gjithashtu një studiuese e ushqimit, ka thënë: “Ky lloj studimi tregon vetëm një lidhje, por jo një efekt apo shkak. Kështu që nuk mund të dalim në përfundime radikale se patatja shkakton presion të lartë të gjakut, duhet studim më i gjerë për të mos keqinformuar publikun”, – ka mbyllur fjalën ajo
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...