AKR dhe koalicioni LAA nuk kanë vota për koalicionin PAN, kështu ka deklaruar deputeti i zgjedhur nga AKR, Korab Sejdiu, i cili në “Rrokum Roll” tha se nuk qëndrojnë deklaratat e vazhdueshme se PAN ka numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë.
“Kjo është tentativë e tyre me kriju bindje te disa deputetë, që me i votu në seancën e 3 gushtit”, thotë Sejdiu.
Sejdiu më tej tha se secili deputet duhet ta dijë se çdo vendim i gabuar e vulos edhe fatin si përfaqësues i zgjedhur nga populli.
Edhe njëherë, përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka votë për PAN-in.
“Edhe nëse 119 deputetë shkojnë kah PAN-i, unë kam me ndejë në anën tjetër”, thekson Sejdiu.
Sipas tij, asnjë deputet nuk duhet ta sjellë vetën në një pozitë të tillë, ku Lista Serbe do të ishte faktor përcaktues në Kosovë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...