Dekani i Arteve, Ardian Isufi ka reaguar ashpër ndaj bustit të Skënderbeut që do të vendoset në Hungari.
Sipas tij, skulptori ka bërë një Skënderbe serb, bullgar apo hungarez, por kurrsesi shqiptar. Isufi sulmon edhe ambasadorin Spasse dhe institucionet shqiptare që sipas tij, kanë degraduar figurën e Skënderbeut.
STATUSI
UAUUUUU: (…nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane “par excellence” qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e “Ç’meritojne” me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!
…Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenederbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë