Si komuniteti më i madh që janë, tradicionalisht mësimdhënësit në Kosovë, përdoren nga partitë politike, për çështje votash.
Secilën herë, në prag të zgjedhjeve, atyre u premtohet rritje pagash e përfitime të shumta, të cilat edhe janë realizuar pjesërisht, raporton KTV.
Por, ndonëse janë më të paguarit në rajon, mësimdhënësit, në të shumtën e rasteve, janë akuzuar se nuk kanë nivel të duhur të përgatitjes profesionale.
Për më tepër, shumë prej tyre vështirë ndjekin trendët e rinj teknologjikë, të cilën nxënësit e bëjnë pa vështirësi.
Për të rritur efektshmërinë në punë, ministri tashmë në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, pati deklaruar se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testit të performancës dhe do të dihet saktësisht se cilët e meritojnë vendin e punës.
KTV-ja, gjatë ditës, ka insistuar të marrë një prononcim nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por askush nuk ka pranuar të flasë.
Nëpërmjet telefonit, ish-kryesuesi i Këshillit të Mësimdhënësve, Selim Mehmeti, është shprehur se tash për tash as që bëhet fjalë për një testim të tillë.
“Që prej shtatorit, puna e mësimdhënësit do të monitorohet nga menaxhmenti i shkollës. Pastaj vjen faza që monitorimi të bëhet edhe nga Inspektorati i Arsimit, të cilët, përveç kësaj, do të kërkojnë nga mësimdhënësit që të hartojnë një plan se si synojnë ta realizojnë përmbajtjen e vitit shkollor. Tek pasi të përfundojë kjo fazë, do të dihet nëse do të ketë testim”, ka thënë Mehmeti.
Njohësit e çështjeve arsimore thonë se vlerësimi i performancës, duke u nisur nga niveli i ulët i arsimit në Kosovë, është i domosdoshëm.
Por, sipas tyre, janë të panevojshme propagandat e shumta se do të nisë një reformë e re arsimore, e që pas disa muajve ajo çështje zbehet dhe nuk përmendet më.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...