Kancelari austriak, Kristian Kern, ka reaguar ashpër për anëtarësimin e Turqisë në BE, duke theksuar se Turqia ‘nuk është kandidate e duhur për anëtarësim’.
Ai ka shtuar se BE-ja nuk mund të përdorë ndikimin ekonomik për të lejuar anëtarësimin e Turqisë në bllok, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Kern tha: “Europa kurrë nuk do të mund të mbi trillimin ekonomik të Turqisë”.
Ai shtoi se Turqia ‘ka kaluar vijat e kuqe’ me të drejtat e njeriut, me trajtimin brutal të aktivistëve vendas dhe të huaj, gazetarëve dhe deputetëve, duke e përshkuar këtë situar thjesht si ‘diktatoriale’.
Bisedimet formale për anëtarësimin e Turqisë në BE kanë filluar në vitin 2005 dhe pavarësisht negociatave, ato u përkeqësuan pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi.
Një deklaratë të kundërt me kancelarin austriak, ka bërë Federia Mogherini e cila tha se ‘Turqia vazhdon të mbetet kandidat për t’u bashkuar me bllokun’.
Përderisa refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE, Kern ka lavdëruar Turqinë në lidhje me frenimin e krizës së refugjatëve.
“Pa angazhimin e qëndrueshëm të Turqisë, mbyllja e rrugës së Ballkanit do të ishte gjë e kotë”, ka shtuar ai./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...