Google ADS

Vjen ndjesa e parë publike për masakrën mjedisore në plazhin e Ksamilit

22:44 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka u kërkoi ndjesë qytetarëve për ndotjen e ujërave të plazhit të Ksamilit si pasojë e shpërthimit të një tubacioni të ujërave të zeza.

Ajo tha se projekti është financuar dhe asistuar nga Bashkimi Evropian, duke hequr përgjegjësinë e Bashkisë së Sarandës.

“Bashkë me këtë shqetësim shkon edhe ndjesa për të gjithë ata që e kanë ndjerë veten të dëmtuar nga kjo situatë. Ndjesa më së pari vjen nga institucionet e shtetit, në radhë të parë Bashkia Sarandë. Dhe më pas ajo çka lindi si nevojë ishte normalizimi i situatës. Banorët gjithashtu kishin një ndihmesë shumë të madhe. Është një projekt jetik për Ksamilin, jetik për Bashkinë e Sarandës, por është një projekt që është kontraktuar në vitin 2012 nga delegacioni i Bashkimit Evropian. Bashkia Sarandë është vetëm përfitues dhe nuk kanë pasur dorë në të”, tha kryebashkiakja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme