Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion me PAN-in, ku është PDK-ja.
“Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në VV thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, tha ai sonte në Intervistën me Blerimin, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se do të diskutojnë me VV, për të arritur marrëveshjen qeverisë, kur të na vije radha për herën e dytë dhe do të themelojnë qeverinë e Kosovës.
Sipas tij PAN së bashku më minoritete kanë 59 deputetë. Hoti tha se demokracia janë burim i shumicës. ‘Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica, nëse arrin t’i bëjnë 61 vota, në do të jemi opozitë”, tha Hoti.
Hoti i cili është edhe ministri në detyrë i Financave, tha se tendenca për të themeluar qeverinë e Kosovës, nga kontrabandimi nuk i bënë nder as Kosovës.
“Populli i ka dhënë mbështetje PAN-it më shumë dhe u ka dhënë të drejtë. Ata do të provojnë dhe nëse se krijojnë ka të tjerë që e kanë shumicës’, tha Hoti.
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...