Kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të zyrave të Hipotekave në vend pa dallim partiak brenda 24 orëve. Ai thotë se hipotekat janë një nga pjesët më të prekura të asaj që ai e quan “sistem kanceroz i Tepsisë së Partive të Pushtetit”.
“Nga i pari tek i fundit duhet të shkruani dorëheqjen tuaj dhe të largoheni nga detyra që të gjithë pa asnjë përjashtim! Komplet! Firmosni dorëheqjen sot që të paktën të ikni me dinjiteti fundor nga kjo punë. Pamje më e shëmtuar dhe më kuptimplotë për katandinë e marrëdhënieve të shtetit me qytetarin sesa kjo e hipotekave me njerëzit, nuk ka”, u shpreh kreu Rama.
Hapi tjetër, sipas Ramës, do të fillojë me krijimin e qeverisë së re.
“Do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”, deklaron Rama, transmeton top channel.
Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim drejtuesit e Zyrave Vendore të Hipotekave. Në takimin me ta, shefi i qeverisë tha se gjithë struktura e regjistrimit të pasurive është problematike.
“Jeni shumë larg realitetit dhe nevojave të njerëzve dhe kjo është një strukturë problematike”, tha Rama.
Kryeministri kritikoi këtë institucion, i cili sipas tij, ka raportuar vetëm 5100 leje legalizimi të patrajtuara, ndërkohë që siç tha ai, numri i legalizimeve të ALUIZNI-t është shumë herë më i lartë.
Rama u la afat 24 orë drejtuesve vendorë të hipotekave që të dorëhiqen. I gjithë procesi do t’i shërbejë reformimit të institucioneve që trajtojnë pasuritë e paluajtshme brenda mandatit të ardhshëm qeverisës.
“Deri në reformimin e plotë të këtij institucioni dhe deri në bashkimin e disa institucioneve për t’i dhënë drejtim çështjes së regjistrimit të pronave të paluajtshme”, deklaroi Kryeministri.
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu
Ministri i Luksemburgut falënderon krerët e shtetit për prit...