Një studim i fundit, i realizuar nga kërkues në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, tregon se depilimi në zonën intime sjell risqe të mëdha.
Sipas përfundimeve të arritura, mungesa e qimeve në këtë zonë rrit ekspozimin, për rrjedhojë dhe shanset për të marrë infeksione dhe sëmundje me 440 përqind.
Dy arsyet që e mbështesin këtë përfundim janë: irritimet e vazhdueshme në lëkurë, si dhe përdorimi i mjeteve më shumë se një herë. Po sipas studiuesve, individët të cilët depilohen në mënyrë të rregullt kanë më shumë mundësi që të kryejnë marrëdhënie seksuale të pasigurta.
Kërkuesit analizuan të dhënat e 7500 shtetasve amerikanë midis moshave 18 dhe 65 dhe gjetën se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve, rreth 75% e tyre, depiloheshin rregullisht në zonën intime. Gratë dhe vajzat përdornin kryesisht mjete të tilla si brisqet, ndërsa meshkujt përdornin pajisjet elektrike.
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...