Sipas Sky Sport Italia, Interi është në prag të kompletimit të një transferimi për sulmuesin e Caen, Yann Karamoh.
Lojtari 19-vjeçar i krahut të djathtë të sulmit, erdhi përmes Akademisë së Caenit dhe kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2018.
Drejtori sportivi i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, besohet të takohet nesër me drejtorët e Caenit për të diskutuar hollësitë përfundimtare të kësaj lëvizjeje.
Megjithëse Caen ende nuk e ka pranuar ofertën, është raportuar se Karamoh është i vendosur të shtyjë transferimin drejt Interit.
Karamoh është një reprezentues i Francës U-21 dhe sezonin e kaluar kontribuoi me pesë gola me katër asistime në 35 ndeshje të Ligue 1.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D