Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të ndërtojë qendra azili në Libi për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Europë përgjatë Detit Mesdhe.
Njoftimi i presidentit francez vjen dy ditë pas ai ndërmjetësoi bisedimet në Paris midis dy udhëheqësve rivalë në Libi, të cilët kanë rënë dakord për një armëpushim të kushtëzuar, transmeton portali arbresh.info
“Ideja është të krijojmë qëndra azili për të shmangur rrezikun që marrrin njerëzit edhe kur nuk plotësojnë kushtet për azil. Në do të shkojmë te ata”, tha Macron gjatë një vizitë në një strehimore të refugjatëve në Francën qendrore.
Ai tha se plani do të vihet në zbatim gjatë kësaj vere.
Libia është vendi kryesor për emigrantët afrikanë që përpiqen të arrijnë në Europë përmes Detit Mesdhe. Udhëtimi i tyre operohet nga kontrabandistët dhe shpesh herë ndodh që ato anije të përmbyten, ose të braktisen në mes të detit.
Macron ka shtuar se shpreson që marrëveshja e arritur me dy liderët e Libisë do të ndalojë fluksin e pakontrolluar të emigrantëve.
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 100 mijë njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm nga Libia, ndërsa IOM njofton se rreth 2,300 persona kanë humbur jetën në ujrat e Detit Mesdhe. /Arbresh.info
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...