Sa herë keni imagjinuar ta keni përballë?
Të marrësh vesh që partneri yt të ka tradhtuar sigurisht që është zemërthyese. Dhe në momentin e parë të vijnë mendime nga më të ndryshmet. Që nga pyetja që tingëllon shumë naive, “pse e bëri këtë” e deri tek inati i pashpjegueshëm për tu përballur me ‘atë tjetrën’.
Por a është përballja me personin tjetër produktive dhe e shëndetshme për ju?
Sipas një eksperti amerikan, që merret pikërisht me të tilla çështje të çifteve, të përballesh me personin që i dashuri të ka tradhtuar nuk është zgjidhja e duhur. Dhe përpjekjet tuaja për ta takuar është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes.
Konflikti qëndron mes jush dhe partnerit tuaj, jo ‘asaj tjetrës’. Madje më e mira do të ishte ta mbanit krejtësisht larg jush.
Por gjithsesi, asgjë nuk është absolute pasi rrethanat në të cilat mund të ndodheni mund t’ju përballin me situata të tilla.
Ajo ç’ka është e rëndësishme është që personi tjetër të mos kthehet në obsesion për ju, aq më tepër nëse pas bisedave keni vendosur ta falni tradhtinë. Është e rëndësishme që pas paqes të mos e torturoni veten me mendime të errëta.
Duhet të besoni se ai vërtetë është i penduar dhe të dy duhet të punoni për të rikthyer besimin në lidhje.
Në të kundërt, gjithçka do të bëni është një t’i shkaktoni vetes dhe partnerit një periudhë të lodhshme dhe stresuese e cila mund t’ju çojë drejt ndarjes përfundimtare. Dhe çfarë fituat?!
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...