Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Komisionin e sëmundjeve ngjitëse në kuadër të Ministrisë e Shëndetësisë, thonë se në bazë të analizave mikro-biologjike dyshohet që sëmundja infektive ethe hemorragjike “Hantaan” ka shkaktuar vdekjen e babait dhe të birit nga Simnica e Gostivarit.
Drejtor i Institutit Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti thotë se me që nga analizat paraprake rezultatet kanë dal negative për ethet hemorragjike Krime Kongo”, atëherë pritet nga obduksioni të arrijnë rezultatet e marra nga i ndjeri 50-vjeç, prej të cilave drejtori Memeti thotë se ekziston mundësia maksimale që të rezultojë nga infektimi ethe hemorragjike “Hantaan”.
Me gjithë humbjen e jetës së dy personave nga ky infektim, Infektologu Fadil Cana, thotë se ky mund të jetë lajm i mirë pasi që ethe hemorragjike “Hantaan”, nuk transmetohen nga njeriu në njeri, por vetëm prej urinës dhe jargave të minjve. Nga Ministria e Shëndetësisë pritet që të dalin me rezultate zyrtare gjatë ditës, pasi që janë në pritje të rezultateve për krahasim edhe nga qendra relevante nga Instituti i Berlinit “Robert Koch”.
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...