Revista “36 Tinguj ”, është kontribut i nxënësve të klasës IV/4 të shkollës fillore dhe të mesme të ulët ,,Pavarësia” , por edhe i prindërve dhe mësueses së kësaj klase, të cilët përmes punës së tyre arritën të punojnë një revistë shumë interesante.
“Ideja për këtë revistë ishte e nxënësve të cilët janë shumë inteligjentë dhe ambiciozë, ndërsa përkrahja e parezervë ishte nga prindërit dhe unë si mësuese e tyre. Gjithashtu, edhe udhëheqësit e shkollës “Pavarësia” e kanë mirëpritur këtë iniciativë të nxënësve”, u shpreh mësuesja e klasës Fikrije Robaj.
Revista “36 Tinguj”, ka për qëllim të përmbledhë punën njëvjeçare të nxënësve të kësaj klase: aktivitetet, punën në grupe, prezantimet e tyre përmes teknologjisë, aktivitetet e lira, etj./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?