Google ADS

Shkarkimi i Zvërlevskit është paraparë gjatë ditës së nesërme

17:35 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për nesër ka planifikuar vazhdimin e tre seancave kuvendore. Seanca e parë është vetëm për një pikë të rendit të ditës – raporti për punën e Agjencisë për Administratë për vitin 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e dytë e cila është planifikuar 20 minuta më vonë, mes pikave të rendit të ditës është edhe emërimi i zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ndërsa në seancën e tretë njëra nga pikat është edhe diskutimi për propozimin për emërimin e prokurorit të ri publik në Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve të Xhaferit, nuk përjashtohet mundësia që deputetët të kenë punë edhe në fundjavë, që siç tha të mbarojnë obligimet që kanë.

Deputetët të drejtën e pushimit vjetor do ta shfrytëzojnë prej 8 deri më 25 gusht.

Të ngjashme