Leonora Jakupi është një ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore, me një karrierë thuajse 20-vjeçarë dhe shumë çmime të fituara si në Kosovë e Shqipëri.
Vajza bukuroshe nga Skënderaj do të bëhej e njohur për publikun shqiptar në vitin 1998 me këngën ‘’A vritet pafajësia’’, një këngë shumë e ndjerë që është gdhendur përjetësisht në fonotekën e muzikës shqiptare që përshkruante realitetin e trishtë gjatë ngjarjeve të Kosovës në vitet 1998-1999. Pas shumë vitesh do të ishte pikërisht biondja bukuroshe që do të pohonte për mediat se kënga ishte një dedikim për të atin dhe xhaxhin, të cilët humbën jetën në radhët UÇK-së.
Por, Leonora do të eksploronte në rrymë të tjera muzikore duke lënë pas dhimbjen dhe duke qenë më pranë dëshirave të publikut. E ndërsa vitet kanë kaluar duket sikur ajo ka ruajtur të njëjtën bukuri e freski të shumë viteve më parë, por fotot që qarkullojnë në portale risjellin të gjitha ndryshimet e saj ndër vite.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...