Rasti i dhënies me qira të Kalasë së Vushtrrisë ka mbërritur në organet e drejtësisë. Prokuroria e Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që të merret me këtë çështje.
Shkak është bërë një email me të cilin grupi i iniciativës qytetare “Qytetarët në mbrojtje të Kalasë”, më 19 korrik, i ishte drejtuar Prokurorisë së Shtetit që ta shqyrtojë rastin e dhënies në shfrytëzim të monumentit.
Është dërguar në ditën kur Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e kishte shkëputur kontratën. Pesë ditë më vonë kishin marrë përgjigje nga Prokuroria e Shtetit. “Qytetarët në mbrojtje të Kalasë” të mërkurën e kanë bërë publik njoftimin e nënshkruar nga prokuroi i Shtetit, Besim Kelmendi.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit më datën 19.7. 2017 ka pranuar një email nga Zyra për informim e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me një vendim të Komunës së Vushtrrisë për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë. Meqenëse, sipas emailit, vendimi është marrë nga Komuna e Vushtrrisë, të cilin territor e mbulon Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ju njoftojmë se ne e kemi dërguar këtë email në kompetencë të mëtejme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe kemi kërkuar që të veprohet me urgjencë sipas dispozitave ligjore”, shkruhet në njoftimin e nënshkruar më 24 të këtij muaji.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...