Mustafa: Të përkrahen nxënësit që merren me matematikë, kimi e biologji

13:59 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka takuar sot pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.

Ai tha se duhet të bëjnë ndryshime në sistemin arsimor që të përkrahen shumë më tepër nxënësit që merren me matematikë. Sipas tij , arritja e këtij suksesi , vjen prej punës dhe sakrificës së profesorëve të kësaj lëmie.

Fituesi i medaljes së bronztë në Brazil Shend Zhjeqi, tha e me matematikë hapen rrugët dhe ipet mundësia e pjesëmarrjes në gara.

Profesori Ramadan Limani, ka thënë se ky është një sukses i arsimit në përgjithësi të Kosovës. Ai ka përmendur edhe nxënësit e tjerët, cilët nuk kanë arritut të marrin medalje, por që janë shpërblyer me mirënjohje.

Në Olimpiadën e Matematikanëve të Rinj në Rio De Zhaniero në Brazil kanë marrë pjesë pesë matematikanë të rinj nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme