Kapet 550 kg drogë me prejardhje nga Shqipëria

13:46 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Më shumë se gjysmë tonelate (550 kg.) drogë të llojit të marijuanës e ka prezantuar dogana dhe prokuroria publike të mërkurën në Munih. “Marijuanë në këtë sasi edhe unë kam parë rrallë”, ka thënë me këtë rast presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude, shkruan merkur.de.

Bëhet fjalë për shumën e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, transmeton albinfo.ch.

Në vitin 2013 në Nürnberg ishte konfiskuar drogë marijuanë në sasinë prej 625 kilogramësh.

Ndërsa vlera në treg e drogës së kapur dhe të prezantuar tash është rreth 5 milionë euro. Sipas njohurive të para, droga vjen nga Shqipëria dhe ishte destinuar për në Hamburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme