Google ADS

Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e shqiptarit

13:35 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Një shqiptar 19-vjeçar ishte gjetur kohë më parë i vrarë në një liqe në Gjermani, derisa tani policia gjermane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, shkruan ‘Bild.de’.

Dyshohet se 46-vjeçari ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e shqiptarit nga Steinfurti (Nordrhein-Westfalen), përcjell albinfo.ch.

Hetimet kanë zgjatur për disa muaj, duke çuar në arrestimin e 46-vjeçarit. Banesa dhe firma e tij në rrethinën e Göppingenit janë bastisur.

Dyshohet se motivi i vrasjes është për shkaqe private midis viktimës dhe autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme