Deputeti Milaim Zeka e ka një lajm të keq

13:24 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar në media, ku thuhet se Kosova i humb 40 milionë euro me listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zeka në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një lajm i keq dhe se për këtë duhet listat me u verifikua prej fillimit.

Ja postimi i tij:

Lajm teper i keq per Kosoven

Duhet me reagu luftetaret e vertete te UCK se

Sot e lexova lajmin, se Kosova i humbe, jo me pak se 40 milion euro, per shkak te listave te fryera me veteranet e luftes.

Prokuroria e shtetit, me ndihmen e luftetareve te vertete (qellimisht nuk po e theme fjalen vetaren), me ndihmen pra te shume prej atyre qe kane luftu, po nuk jane ba veterane, duhet mu qu edhe me u hy kesaj pune prej fillimit, e me qite ne shoshe cdo njeri qe ka konkuru, e cdo njerin qe e ka fitur te drejtne me qene vetaran, e invalid i luftes.

Me i hy edhe me i denoncu te gjithe ata matrapaz qe kane lujte me lista, ata mafioz qe edhe kane marre mijera euro per ta ba dikend veteran, edhe ata dilinxhi te niveleve me te larta, te cilet i kane aprovu keto lista.

Haram gjaku i ketij populli, e haram qumeshti i atyre nanave qe u kane dhane atyre qe kane lujte me keto gjera te shenjeta! Haram atyre qe kane ba vetaran edhe familjaret e tyre pse kane gatu flija ne mal, apo invalid ata qe jane plagosur neper darsma…

Vetem luftetaret e vertete mundeni me qu nderin e UCK se ne vend! Vetem ju mundeni me i denoncu te gjithe ata qe kane lujtur me gjakun, mundin, dhe sakrificen e ketij populli!!!

Me 40 milion kishim bere nje spital modern, nje qender moderne per jetimat e luftes, nje qender per rehabilitimin e luftetareve, nje qender per rehabilitimin e femrave te traumatizuara te luftes!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme