Rritet numri i rasteve të infektimit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Zëvendës ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se nga dje deri në sot janë paraqitur edhe 3 raste të reja të infektimit me simptoma të ngjashme, temperaturë e lartë dhe diarre.
Megjithatë gjendja e të gjithë pacientëve të infektuar për momentin është stabile. Ndërkohë ekipet e ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer dezinfektim dhe deratizim në fshatin Simnicë. Dy banorë të këtij fshati ndërruan jetë brenda dy ditësh nga sëmundje e rëndë infektive. Viktimat 24 dhe 50 vjeç, të cilët kanë qenë babë e bir, nga spitali i Gostivarit në Klinikën e Shkupit kanë ardhur me simptome të temperaturës së lartë dhe diarre.
Ministri i Shëndetësisë i cili ndodhet në SHBA deklaroi se analiza për shkaqet e vdekjes së dy personave po bëhen në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza