Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpoli është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”- thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.
Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme.
“Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, antarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën” – shpjegon Daçiq për “Danas”.
Autoritetet në Kosovë presin që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL, shkruan arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.
Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftën kundër të gjitha krimeve transnacionale, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Deri më tani Policia e Kosovës, ka vendosur bashkëpunim me INTERPOL-in përmes Zyrës së Administratës së Kombeve të Bashkuara, që ka trashëguar Misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK, pas ristrukturimit të tij./arbresh.info/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...