Google ADS

Deklerata e Vuçiq u keqkuptua, nuk e ka ndërmend ta njoh Kosovën si shtet

12:15 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Thirrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialog social me Kosovën nuk është njohja e shpalljes së pavarësisë, ka vlerësuar analisti politik nga Gjermania Martin Brusis. Sipas tij Vuçiq po bënë përpjekje për të forcuar pozitën e Beogradit në negociatat e ardhshme me Prishtinën, transmeton Indeksonline.

“Nëse publiku në Serbi konfirmoi se Kosova është pjesë e Serbisë, atëherë qeveria do të jetë në gjendje të mbështetet në publikun e brendshëm dhe opinionet e tyre në një përpjekje për të mbrojtur pozicionin e saj negociues,” tha Brusis

Ai tha se deklerata e presidentit Vuçiq, është keqkuptuar nga zyrtar të ndryshëm në Prishtinë, kur kanë menduar se ai po bënë përpjekje për ta njohur shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme