Google ADS

Messi shmang takimin me Mourinhon, Neymar përqafohet me portugezin dhe Pogban

10:54 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të katalunasave.

Golin e vetëm e shënoi Neymar që në pjesën e parë.

mourinho

Por ajo që ka bërë bujë në rrjetet sociale është takimi në tunel i të dy skuadrave para dhe pas ndeshjes.

Neymar ishte më i ngrohet me kundërshtarët ku fillimisht takoi Paul Pogban ku nuk munguan përqafimet dhe shakatë.

Të njëjtin respekt braziliani e ndau edhe me trajneri e njohur portugez Jose Mourinho.

Lionel Messi shmangu takimin me Mourinhon, ndërsa përqafoi portierin Romero dhe mbrojtësin Rojo.

Mourinho u përshëndet pothuajse me të gjithë, duke e uruar edhe trajnerin Ernesto Valverde për punën e re.

Takimet kanë vazhduar edhe pas ndeshjes me lojtarët që ndajnë një miqësi të mirë mes vete.

https://youtu.be/9tf5wFOAAKU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme