Rreth nëntë muaj nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, organet e ndjekjes bëjnë të ditur se nuk ka asnjë fakt, i cili përfshinë vizitorët e Deharit në vdekjen e tij.
Edhe pse të gjithë ata që vizituan Deharin gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, ishin cilësuar nga prokuroria si të dyshuar të mundshëm për përfshirje në vdekjen e Deharit, prokurori i rastit, Metush Biraj, thotë edhe pse janë kryer 99 për qind e hetimeve nuk ekziston fakti më i vogël se të njëjtit janë përfshirë në këtë rast.
“Ende nuk i kemi intervistuar, por s’ka kurrfarë indikacioni që mund të rezultojë me ndonjë dyshim që vizitorët e Deharit mund të jenë të implikuar në këtë rast”, është shprehur prokurori Biraj.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Metush Biraj i ka thënë “arbresh.info” se ende janë në pritje të ekspertizës dhe se nuk e di se kur do të vijë kjo ekspertizë.
“Nuk ka diçka të re rreth asaj çështjeje, rreth 99 për qind të veprimeve i kemi rrumbullakosura, na ka mbetur me ardh edhe përgjigja definitive prej ekspertizës së Austrisë”, është shprehur prokurori”, tha ai.
Sipas tij, nuk ka asnjë të dyshuar konkret ndaj të cilit do të mund të nisnin hetimet.
“Nuk kemi të dhëna se ai është ndikuar apo jo, ose ka mundësi ndoshta të ketë qenë ndikuar nga dikush indirekt, mirëpo problem është mi faktu zhvillimet në kuadër të botës së tij të brendshme shpirtërore. Deri tash nuk kemi dyshime të nivelit të tillë që ne me iniciua procedurë ndaj dikujt, por jemi në veprime akoma”, është shprehur prokurori Biraj.
Ai tha se nuk ka hequr dorë nga intervistimi i vizitorëve të Deharit, ku përfshihen pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, prokuroria po shqyrton një mundësi të re që në të ardhmen edhe vizitorët e Deharit të intervistohen, e kjo sipas tij do të bëhet në mënyrën më adekuate të mundshme.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka ndërruar jetë më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, deri sa po qëndronte në paraburgim për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij dhe 5 aktivistëve të tjerë nënë dyshimin për sulm në Kuvendin e Kosovës./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot