Numri i emigrantëve ilegalë që Bashkimi Europian i ktheu në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka qenë 42 mijë e 600.
Lajmin e ka bërë publik Eurostat (Instituti Europian i Statisitikave), i cili raportoi se shqiptarët kryesojnë listën e kthimeve nga vendet e BE me diferencë të madhe nga vendet e tjera.
Sipas Eurostat, gjatë vitit 2016, vendet e Bashkimit Europian urdhëruan kthimin e 226 mijë emigrantëve të paligjshëm në total, njofton tch.al. Ky është numri më i lartë që nga viti 2008, kur Eurostat nisi të publikojë statistikat për hyrje daljet e emigrantëve dhe çdo një në pesë të kthyer ishte shqiptar.
Pas shqiptarëve, në vendin e dytë renditen emigrantët nga Ukraina me 22 mijë e 600 të kthyer. Iraku mban vendin e tretë me 17 mijë e 100 emigrantë të riatdhesuar, ndërsa në vendin e katërt renditet një tjetër shtet shqiptar, Kosova me mbi 13 mijë riatdhesime.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë me ritme të larta drej vendeve të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, vetëm në tre vitet e fundit 2014-2016, në vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria.
Shumica dërmuese e tyre, përkatësisht 101 mijë vetë janë kthyer mbrapsht me forcë, një proces i cili vazhdon edhe gjatë 2017-ës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...