Google ADS

Çfarë ngjyre duhet t’i mbani flokët që të përshtaten me lëkurën tuaj?

02:07 | 27 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ngjyrën e flokëve mund ta ndryshoni pa problem.

Flokët mund t’i bëni nga bionde platin në gështenjë të errët. Por, duhet të tregoheni të kujdesshme që të bëni zgjedhjen e duhur sipas lëkurës, moshës dhe modelit të flokëve tuaj. Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni.

Një gabim mund t’ju kushtojë që të detyroheni të mbani kapuç në kokë derisa të ndryshoni sërish ngjyrën e flokëve.

 Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj, shkruan Living.al.

Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve. Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamele/mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin theks.

Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze. Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. E bakërta/e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren edhe ngjyrat kafe të ngrohta apo ngjyra e lajthisë.

Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë. Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës. Megjithatë, ngjyra bionde e praruar shkon për mrekulli me lëkurën e errët.

Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret ngjyrat kafe disi në të bakërt ose kafe në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallen!

Nëse jeni flokëkuqe me sy të çelët ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe! Gjithçka varet edhe nga stina. Në verë, preferohen të praruarat, ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme