45 mijë familje kanë mbetur pa rrymë për shkak të një ketri

23:05 | 26 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Mijëra familje në San Diego kanë mbetur pa energji elektrike pasi një ketër i djallëzuar është ngatërruar me telat e tensionit të lartë.

45,000 banorë në veri të qytetit mbetën pa energji elektrike të martën pas përçarjes në një nënstacion, sipas San Diego Union Tribune, transmeton portali arbresh.info

Shkak i kësaj ndërprerje u bë një ketër i cili e kishte mbështetur kokën në linjat e energjisë, duke shkaktuar kaos në qytet.

Ndërprerja e energjisë ka ndodhur rreth 12:30 sipas kohës lokale, ndërsa bëhet e ditur se inxhinierët janë duke punuar për të riparuar telat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme