Ndalojini mënjëherë nëse i shihni fëmijët në këtë pozicion

23:07 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Fëmijët pëlqejnë të ulen duke bërë gjëra dhe duke lozur dhe ata priren të ulen në çfarëdo lloj pozicioni që atyre u vjen më lehtë dhe iu përshtatet.

Kohët e fundit, njerëzit kanë vërejtur një lloj pozite uljeje, që në fakt mund të jetë mjaft e dëmshme për ta, më vonë në jetë. Ky pozicion shpesh njihet si pozita “W” e uljes, meqenëse këmbët kryqëzohen nga pas dhe marrin formën e shkronjës “W”.

Kjo pozitë është shumë e zakonshme për fëmijët për shkak të stabilitetit që siguron. Meqenëse këmbët janë të hapura, kjo lejon sasi të konsiderueshme të mbështetjes me sa më pak përpjekje. Për fat të keq, pozita “W” sjell shumë probleme të mundshme. Këto përfshijnë probleme ortopedike, zhvillim i vonuar i qëndrimit dhe stabilitetit, si dhe zhvillim i vonuar i aftësive motorike.

Ky pozicion shkakton ngarkesë të panevojshme tek gjunjët dhe ijet e fëmijës, e cila është edhe arsyeja për implikime të mundshme. Kjo pozitë e lakon shpinës e fëmijës, gjë që është shumë i dëmshëm.

Ngarkesa që krijohet tek fëmija theksohet në fusha të caktuara, të tilla si shtypja e vitheve, shtrembërimi i këmbëve, thembrës dhe gishtërinjve të këmbës. Shtrëngimi apo shtypja e muskujve si pasojë e këtij qëndrimi mund të shkaktojë shumë komplikime që lidhen me stabilitetin e trupit. Për fat të mirë, ka shumë pozicione alternative që lehtë mund ti mësohen fëmijës.

Pozita “V” është njëra nga shumë pozitat alternative që mund të zbatohen. Në pozitën “V”, në fakt fëmija i shtrin këmbët te jashtë duke marrë formën e një V-je, dhe kështu më pas është në gjendje të luajë në mënyrë të qetë dhe të sigurtë. Kjo pozitë gjithashtu inkurajon më shumë lëvizje për fëmijën. Çelësi për ta frenuar pozitën e palakmueshme “W”, është që ta zbuloni sa më herët tek ata dhe ti mësoni më pas ndonjë metodë alternative, sepse shprehitë e krijuara në përgjithësi vështirë mund të largohen.

Pozita këmbëkryq është një tjetër alternativë shumë e zakonshme. Përfitimi i pozicionit këmbëkryq është se shpesh kjo krijon qëndrim më të lehtë si dhe nuk krijon presion tek vithet dhe gjunjët. Pozita “V” është pozita alternative më e përafërt për pozitën e shtrembëruar “W”.

pozi5t

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme