Cilat janë pasojat emocionale të përpjekjes për t’u dukur të lumtur për t’i pëlqyer të tjerëve?
Studiuesit kanë gjetur se ne mund të përshtatim shprehjet e fytyrës dhe gjestet e trupit pa ndryshuar në të vërtet gjendjen tonë emocionale- për shembull duke vënë një buzëqeshje pa qenë të lumtur.
Njerëzit që vendosin këtë “maskë”, krijojnë një konflikt të sëmurë të brendshëm midis emocioneve të shprehura dhe të njëra, kanë gjetur studiuesit.
Në një artikull për “Talk”, Mila Perniniene, një lektore e lartë në psikologjinë profesionale në Universitetin e Londrës Lindore, tregon se kjo mund të shkaktojë një lodhje emocionale, tendosje dhe kënaqësi të reduktuar të punës.
Njerëzit kanë qenë dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj shprehjeve emocionale të të tjerëve. Çuditërisht, studimet kanë treguar se ne preferojmë më shumë njerëzit që të duken të lumtur se sa të duke të trishtuar ose neutralë, transmeton Indeksonline.
Por, cila është kostoja emocionale e të qenit “gjithmonë i lumtur”, gjithmonë duke dhënë një buzëqeshje?
“A është e drejtë t’ua kërkosh njerëzve atë në punë? Ne sapo kemi rishikuar provat mbi këtë temë- dhe gjetjet janë shqetësuese” ka thënë studimi.
Arsyeja që ne dëshirojmë të shohim një fytyrë të lumtur është për shkak se emocionet pozitive në të tjerët menjëherë rritin bazën e emocioneve pozitive edhe tek ne.
Për shembull, një studimi kohëve të fundit tregoi se kur ne takojmë dikë në shpejtësi, njerëzit që duken pozitiv nxisin më shumë ndjenja emocionale në të tjerët dhe janë më të dëshirueshëm për një takim të dytë.
Por të mundohesh të dukesh i lumtur përderisa nuk je në të vërtet mund të lidhet me një lodhje më të madhe emocionale dhe të kesh shumë ankesa psikosomatike.
Pavarësisht nga argumentet kundërthënëse midis studiuesve, duket se veprimi sipërfaqësor dhe i thellë mund të jetë i dëmshëm për një punonjës.
Nëse puna emocionale na shteron dhe çon në një grumbull të stresit dhe tendosjes, kjo mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet tona.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...