Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamor në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.
Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.
“Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurtë se dhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e Pompeos.
Por Ministria e Jashtme e shtetit komunist reagoi menjëherë duke kujtuar se Koreja e Veriut vlerëson se po t’i “kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëhere do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”.
Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur komuniteti amerikan i inteligjencës doli në përfundimin se Peniani e ka përshpejtuar programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale, ndërsa Washington Post shkruan se brenda 2018-s, Kim Jong Un do të ketë raketa me kapacitet bërthamor.
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...