Ja çfarë ndodh kur e teproni me Omega-3

20:19 | 26 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Omega-3 është një lloj acidi yndyror, që luan rol të rëndësiëshëm në shëndetin e trurit dhe parandalon disa sëmundje.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland Omega -3 redukton inflamacionet, parandalon sëmundjet kronike të zemrës, kancerin dhe artitin, transmeton portali arbresh.info

Shumë studime kanë theksuar se Omega -3 është e dobishme për kujtesën dhe për zvogëlimin e simptomave të depresionit.

Burimet e pasura me Omega-3 janë  peshqit, veçanërisht varietetet yndyrore si skumbri, salmoni dhe sardelet.

Mëgjithatë, studiuesit theksojnë se konsumimi i terpër i Omega-3 ka edhe efektet anësore negative.

Një studim i publikuar këtë javë ka zbuluar se numri i përdoruesve të Omega-3 pritet të dyfishohet deri në vitin 2022. Studimi i kryer nga mjekët në Shtetet e Bashkuara thekson se konsumimi i 3g nga ky acid yndyror nuk paraqet rrezik.

Megjithatë, ata shtojnë se konsumimi i tepërt mund të ndikojë në koagulimin e gjakut.

Sipas studiuesve, personat që e teprojnë me konsumimin e Omega-3 janë në rrezik të mpiksjes së gjakut dhe në këtë mënyrë mund të bllokojnë enët e gjakut.

Kjo gjendje dërgon drejt sulmit në zemër, trombozë të venave, sulme të kalueshme ishemike dhe emobilizëm pulmonar.

Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland ka paralajmëruar se njerëzit që konsumojnë medikamente për uljen e sheqerit në gjak, për uljen e kolesteroilit dhe medikamente tjera anti-inflamatore nuk duhet të përdorin Omega-3./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme