Banorët e fshatit Simnicë janë të tmerruar pas ngjarjes së rëndë, kur brenda 48 orëve vdiqën babai dhe i biri ndërsa shumë familjarë të tjerë kërkuan ndihmë me simptoma të infektimit.
Shumë banorë të Simnicës sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin për sëmundje infektive në spitalin e Gostivarit ndërsa më pas janë drejtuar për në Klinikën e Shkupit, transmeton Alsat-M.
Rastin e fundit se dimë si ta komentojmë, po jemi nga fshati Simnic. Si është gjendja në fshat? Unë kamë ardhur nga mëngjesi jam këtu dhe nuk e dimë si është, analizat i kam bërë mirë më kanë dalë. erdhëm të shohim si është puna mirë më kanë dalë analizat.
A ka raste të tjerë të sëmur në Simnic?
Po ka tani i kanë dërguar në Shkup dhe do të shohim – tha një banor i Simnicës.
Drejtori i spitalit të Gostivarit Ylber Ademi thotë se të gjithë personat nga Simnica që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë dërguar për analiza të mëtutjeshme në Shkup.
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari