Google ADS

6 vjet pas vrasjes, babai i Enver Zymberi shpreson në zbardhjen e rastit(VIDEO)

15:55 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjashtë vjet pas vrasje së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në një intervistë për portalin arbresh.info babi i tij Muharrem Zymberi është pesimist në zbardhjen e vrasjes së djalit të tij.

Ai nuk dëshiron të komentojë shumë se sa ka arritur shteti për zbardhjen e vrasjes së djalit të tij, që humbi jetën tragjikisht.

Enver Zymberi ishte pjesëtar i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, derisa po ndërhynin në pikën kufitare 1 dhe 31 për ta rikthyer sovranitetin e shtetit të Kosovës, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.

Heroi i Kosovës dyshohet se u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstremiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.

Nga plaga e rëndë Enver Zymberi ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë.

Ai u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku të pranishëm ishin ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e ka shpallë Enver Zymberin, Hero i Kosovës.

Zymberi ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë. /Arbresh.info/B.Agushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme